Asgjë të dyshimtë nuk ka nxjerrë autopsia e bërë në trupin e Dj të nominuar për Grammy në muzikën elektronike. Ditën e djeshme ka dalë edhe autopsia mbi trupin e Avicii, e cila ka hequr çdo dyshim apo pistë për vrasjen e DJ.

Sipas stacionit suedez, STV, policia në Oman ka urdhëruar kryerjen e dy autopsive në trup9in e DJ të famshëm, i cili vdiq në moshën 28-vjeçare.

Trupi i tij do të dërgohet dhe do të varroset në vendin e lindjes, në Suedi. Tim Bergling ka qenë duke pushuar në resortin Muscat Hills, gjatë pushimeve në Oman.

Vetë Avicii është treguar transparent me çështjet e tij shëndetësore në të kaluarën, ku është bërë e ditur se vuante nga pankreasi akut për shkak të teprimit me pijet alkoolike.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: