Partizani ka njoftuar se Besard Abdurahim është futbollisti i fundit që i bashkohet skuadrës në këtë merkato janari. 27-vjeçari prej ditësh stërvitej me ekipin, por nga sot është zyrtarisht një lojtar i të kuqve.

Vetëm pak ditë më parë, ai prishi kontratën me ekipin e Shkëndijës së Tetovës, pasi gjatë gjysmës së parë të këtij sezoni nuk ka pasur shumë hapësira tek klubi i Maqedonisë.

27-vjeçari vjen me një CV të pasur tek “demat”, teksa më parë ka luajtur me NK Zagreb në Kroaci, Hapoel Tel Aviv në Izrael, Lokeren në Belgjikë apo Astanën në Kazakistin. Me këtë afrim, tek Partizani besojnë se kanë marrë një element cilësor për repartin e sulmit.

Për kanalin e klubit futbollisti u shpreh: “Jam i lumtur që tashmë jam pjesë e Partizanit ,një klub dhe emër i madh në kampionatin shqiptar. Drejtuesit më kanë pritur mjaft mirë, po ashtu edhe disa prej miqve të mi që kanë luajtur këtu më kanë folur shumë për Partizanin dhe tifozerinë e kuqe. Dua të jap më të mirën për të realizuar objektivat e përcaktuara nga klubi.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb