Pronari i Chelsea, Roman Abramovich është i gatshëm të sigurojë menaxherin Antonio Conte mbi ambiciet e tij me një transferim të madh të dyfishtë këtë javë.

Sipas The Guardian, drejtuesit e Bluve mendojnë t’i ofrojnë shpërblime trajnerin italian pas fitimit të titullit të Ligës Premier në sezonin e tij debutues.

Shpërblimi që po mendon të bëjë Abramovich është një pako prej 95 milionë paund për të transferuar dy nga lojtarët e tij të pëlqyer.

bakayoko-2

Këto para pritet të shkojnë, 55 milionë paund për mbrojtësin e majtë të Juventusit, Alex Sandro dhe pastaj oferta tjetër prej 45 milionë paund do të lëvizë në drejtim të mesfushorit të Monacos, Tiemoue Bakayoko, shkruan tg.

sandro

Këto shpenzime do ta tregonin qëllimin e Chelsea për transferimin, pasi panë Manchester United dhe Manchester City të shpenzojnë shumë në javët e para të hapjes së afatit kalimtar.

Conte ka rritur pakënaqësitë me mungesën e lëvizjes në transferime këtë verë dhe para disa ditëve u fol edhe për një largim të tij nga skuadra londineze.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb