TIRANE– Absurdi me tokat arrin kufijtë, ku tjetërsimi dhe grabitja bëhen në mes të ditës. Deputeti socialist, Alket Hyseni, i ftuar tek “Të Paekspozuarit”, shprehet se në bregdetin shqiptar kanë ndodhur fenomene të çuditshme.

“Prokuroria e Vlorës ka filluar një punë të madhe që do të vazhdojë për çështjen e pronave. Ne kemi bllokuar dhe një pjesë i është kthyer shtetit, për tja kthyer pronarëve. 11 mijë hektar janë të bllokuar në qarkun e bregdetit të Vlorës, 14 20 subjekte janë bërë pjesë e punës tonë. Kemi bërë 40 kallzime penale, për 11 mijë hektar. Mbi 3 miliardë euro për 40 mijë hektar të tjerë janë përfituar me mangësi totale të dokumentacionit. E para kanë qenë institucionet e kohës që janë bërë pjesë e falsifikimit, janë bërë gjykatat”, shprehet Hyseni.

Ish-kreu i task-force për pronat në kryeministri, Hyseni, deklaron se Butrinti dhe Ksamili janë dy shembujt më të turpshëm, kur kanë dalë shumë pronarë të paligjshëm.

“Një rast, bëhet fjalë për 750 hektar pa asnjë dokumentacion të kohës, kjo ka bërë që mos të ketë tokë për tju dhënë njerëzve. Rasti më skandal është në Ksamil, është shumë e frikëshme. Është një nga pasuritë më të mëdha me Butrintit. Butrinti është 1320 hektarë e gjitha ka qenë një kullote në bashkpronësi të shtetit me 12 familje të asaj kohe”, shprehet Hyseni.

“Sot, Ksamili është 1320 hektar dhe për të mbuluar pronarët na duhen 3 mijë hektar, pra të hyjmë në det. Tani kanë marrë edhe parkun kombëtar të Butrintit. E kanë regjistruar, edhe tre ishujt e Ksamilit janë marrë me hartë janë rregjistruar”, shton më tej deputeti socialist./tpz/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: