LEZHE- Pjetër Prela dhe Gjek Celaj, janë dy personat që denoncuan abuzimet me tokat në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Dëshmia e tyre shërbeu për nisjen e një hetimi, që tashmë pas nëntë muajsh, ka çuar në pranga 12 persona mes të cilëve kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, zëvendësin e tij, Enver Hafizi, kreun e Këshillit të qarkut, Gjon Ndoka. Në kërkim janë shpallur 11 të tjerë. ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ kanë zbardhur dosjen e plotë të skandalit.

Denoncuesit treguan në korrik dhe shtator të 2017, fakte të pakundërshtueshme, se përmes dokumenteve të falsifikuara, pronarë të tokave në malin e Shëngjinit dhe malin e Rëncit, po bëheshin persona që nuk kishin qenë asnjëherë banorë në këtë zonë. Që asokohe ata hidhnin dyshime, se në skemën e tjetërsimit të pronave, ishin të përfshirë zyrtarë të lartë lokalë. Detajet e tjera te dosjes, i ndiqni ne edicionin e orës 16:30.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb