ELBASAN- Mbrëmjen e së enjtes është arrestuar nga policia e Tiranës ish-drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve që vinte nga radhët e LSI, Dashamir Xhika. BalkanWeb mëson se Xhika u kallëzua penalisht nga prokuroria e Elbasanit për abuzime në ndërtimin e rrugës së Gjinarit.

Kallëzimi për abuzime ndaj Dashamir Xhikës u bë nga prokuroria e Elbasanit, konkretisht shpërdorim fondesh në ndërtimin e aksit rrugor Tiranë-Elbasan, më saktësisht në ndërtimin e rrugës së Gjinarit. Procedurat e rrugës së Gjinarit kanë nisur që në vitin 2009.

Pas kërkesës se prokurosisë së Elbasanit, gjykata ka lëshuar 11 urdhër-arreste, dhe 6 prej tyre janë ekzekutuar. Konkretisht bëhet fjalë për Andi Toma (ish drejtor i i Përgjithshëm i Rrugëve nga viti 2008-2013),Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysën, Kujtim Hysën, ndërsa Rezarta Bokciu është me arrest shtëpie.
Përveç arrestimeve të ketyre personave, ka pasur edhe kontroll banese për të dhe 4 personat e tjerë.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb