SHKODËR-Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar në lidhje me skandalin seksual në rezidencën e fëmijëve, ndërsa theksoi se kjo qendër duhet të shkrihet. Nga ana tjetër Ademi pohoi se për rastin është informuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

“Jemi vënë në dijeni nga avokati i popullit dhe jemi të interesuar ta çojmë deri në fund këtë çështje. Jam i mendimit që kjo qendër duhet të shkrihet, pasi nga 34 fëmijë, vetëm 5 janë nga Shkodra. Ndaj, është përgjegjësi edhe e bashkive të tjera”, tha kryebashkiakja Ademi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: