KAVAJE- Gjykata e Kavajës ka dhënë sot masat e sigurisë për personat e akuzuar për abuzime me pronat në Spille.

Për gjashtë të akuzuarit për skandalin e pronave në këtë zonë bregdetare, ku ndër të tjera është tjetërsuar edhe një pjesë e prone që i përket Ministrisë së Mbrojtjes, Gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Arrest me burg u dha për shtetasit Asim Arkaxhiu, ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë; Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë; Idlir Karkini, biznesmen; Shpendi Dema, Juristi i Bashkisë Rrogozhinë; Arben Daja, sekretar i protokollit Bashkia Rrogozhinë; dhe Artur Tosku, Kryenspektor Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë.

Për të gjithë të ndaluarit masa u zbatua menjëherë, përveç biznesmenit që ka përfituar këto prona, Ilir Karkinit, i cili është larguar nga vendi pak para se të shpërthente ky skandal.

Ndërkohë, për kreun e Bashkisë së Rrogozhinës, beqir Nuredini, Gjykata e Kavajës caktoi masën e sigurisë ndalimi i daljes jashtë shtetit. Noteri Julian Zhelegu u la në arrest shtëpie, ndërsa u vendos “detyrim paraqitje” për Arben Kajën, specialist IMTV në Bashkinë e Rrogozhinës.

Ndaj Arbër Aliut, noterit tjetër të përfshirë në këtë aferë, gjykata vendosi pezullimin me 3 muaj nga ushtrimi i detyrës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb