Pas dy ish-ministrave të LSI, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku do të pyetet nëse ka dijeni për abuzimet e ndodhura gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan edhe kreu i ARRSH, Afrim Qendro. “U pyeta si person që kam dijeni për abuzimet, dhashë sqarimet e mia për rrugën Tiranë-Elbasan,” ka thënë ai pasi ka dalë nga Prokuroria ku qëndroi për 40 minuta.

Tri ditë më parë Prokurorisë iu drejtua ish-ministri Sokol Dervishaj. Para tij, në lidhje me abuzimet me këtë rrugë ka dëshmuar edhe ministri tjetër i LSI-së, Edmond Haxhinasto.

Ky i fundit ka mohuar të ketë lidhje me aferat dhe ka shtuar të ketë adresuar në Kryeministri të gjitha shqetësimet e evidentuara edhe në auditet e KLSH.

Në arrest me burg janë lënë dy ish-zyrtarët Dashamir Xhika dhe Andi Toma.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb