TIRANE– Një tjetër ish ministër i LSI është thirrur për të dëshmuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në lidhje me hetimet mbi abuzimet me ndërtimin e rrugës “Tiranë-Elbasan”.

Ish ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj ka mbërritur në Prokurori për të dëshmuar në cilësinë e personit që ka dijeni për kontratat dhe procesin e hetimit, raporton për “BalaknWeb”, gazetarja Klodiana Lala.

Një ditë më parë ishte ish-ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto që dëshmoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me aferën e rrugës Tiranë-Elbasan.

Ish-ministri i LSI-së qëndroi për gati 2 orë në ambientet e Krimeve të Rënda, ku u pyet si person që ka dijeni për abuzimet me fondet e kësaj rruge, për të cilat janë arrestuar 3 ish-zyrtarë, mes tyre kreu i ARRSH-së Dashamir Xhika.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: