Adele ka thyer çdo rekord të mëparshëm në botën e muzikës sa i përket numrit të shkarkimeve të këngës së saj ‘Hello’ brenda një jave.

Plot 1 milion e 110 mijë shkarkime ka marrë ‘Hello’, e cila është kënga që do të publikohet së bashku me albumin e tretë të këngëtares në 20 nëntor.

Rekordi i mëparshëm i përkiste Flo Rida me këngën “Right Round”, e cila kishte shitur 636 mijë kopje dixhitale gjatë një jave, në shkurt të vitit 2009.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb