Administratori i Milan, Marko Fasone, pak ditë para derbit ka ndezur më shumë atmosferën mes klubeve. Drejtuesi i “djallit” i cili ka patur një të kaluar në klubin zikaltër ka bërë nja krahasim që shumë interist nuk do ta pëlqejnë, madje mund ti irritojë.

Për mediat italiane Marko Fasone është shprehur: “Zikaltrit janë një shoqëri që gjithmonë kanë pasur nevojë për një burrë të fortë në stol, që nga Mançini e deri te Murinjo. Interi është si një femër bionde e bukur, naive dhe disi e çrregullt, siç e ka përkufizuar edhe Morati. Sot kanë në drejtim dikë si Spaleti, i cili e ka nisur mirë”.

Të dielën në orën 20: 45 Interi pret Milanin në “Guiseppe Meazza” për të diskutuar një sfidë që sipas zëvendës presidentit të Interit, Zanetit, do të vendosë shumë për vazhdimësinë e dy klubeve dhe sidomos për kualifikimin në “Champions League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb