NGA ENIDA HIMAJ

Është konsideruar femra më e bukur shqiptare dhe jo pa të drejtë. Që prej vitit 2012, ku fitoi kurorën e “Miss Universe”, Adrola Dushi ka qenë në qendër të mediave. E bukur, e suksesshme dhe me një jetë të kompletuar, kështu shkruhej për bukuroshen nga Rrësheni. Fill pas kurorës së Miss-it, Adrola deklaroi se ishte shtatzënë me të dashurin e saj, Adisin. Pas lindjes së Troi çifti bëri dhe një dasmë madhështore. Megjithatë për dy të rinjtë kanë nisur problemet. Thuhet se Adrola dhe Adisi janë duke kaluar një periudhë krize. Në një intervistë dhënë pak ditë më parë për revistën “Who”, modelja njoftoi se do të linte përgjithmonë Shqipërinë.

“Zgjodha të shkoj në Amerikë, në vendin ku Troi ka lindur, duke menduar për të ardhmen e tij dhe duke qenë se kam disa propozime për punë, dua ta provoj të ushtroj profesionin e modeles. Mendoj se Shqipëria m’i dha të gjitha çfarë mund të marrë një modele”, – thotë bukuroshja.

Përgjatë gjithë intervistës, ajo nuk e ka përmendur asnjëherë bashkëshortin duke theksuar se do të largohej në SHBA vetëm me të birin. Burime pranë çiftit kanë thënë se prej disa kohësh ata nuk janë më bashkë. Sipas tyre dy të rinjtë kanë pasur probleme edhe për shkak të largësisë. Adrolës i është dashur shpesh të udhëtonte drejt Amerikës ku dhe ka familjen e saj. Mesa duket problemet kanë bërë që të dy të kalojnë një periudhë larg njëri-tjetrit.

E tashmë që Adrola do të largohet përfundimisht në kontinentin e largët, mendohet se marrëdhënia e tyre ka marrë fund. Edhe në rrjetet sociale vihet re ftohja e tyre. Të dy nuk i kanë larguar të gjitha fotot e përbashkëta nga “Facebook”, por foto e tyre e fundit daton në dhjetor të vitit të shkuar. Si Adisi dhe Missi postojnë shpesh foto, por ose janë të vetëm, ose në shoqërinë e djalit, Troi.

Mbetet për tu parë nëse kjo është thjesht një fazë dhe për ta do të ketë një ribashkim, apo kjo do të jetë një ndarje përfundimtare për një nga çiftet më simpatik të showbizzit shqiptar.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: