Aeroporti i Zelandës së Re bën pjesë në aeroportet me numrin më të lartë të udhëtarëve.

Dhe për të menaxhuar sa më mirë të gjithë këtë fluks udhëtarësh është menduar të krijohet një robot që t’i ndihmojë të gjithë udhëtarët me pyetjet e ndryshme që ata mund të kenë.

Ky robot, VIA (Asistenti Virtual) është dizenjuar për të ndihmuar si udhëtarët ashtu edhe personelin e aeroportit.

Robotit i është vendosur fytyra e një gruaje, e përveçse i përgjigjet pyetjeve të ndryshme që udhëtarët mund të kenë, duket gjithashtu edhe shumë njerëzor.

Nëse rezulton i suksesshëm, atëherë ai do të vendoset edhe në industri të tjera në Zelandën e Re.

Qëllimi kryesor i vendosjes së robotit në këtë terminal është që ai të ndihmojë jo vetëm udhëtarët me pyetjet që kanë, por të asistojë personelin në momentin e fluksit më të madh të punës.
roboti_aeroporti_Zelande-e-Re_2
Kjjo është një sprovë shumë e madhe për të gjithë ne, shprehet shefi i departamentit të teknologjisë, Brett Hickman.

Ai tha më tej se ne jemi gjithmonë në kërkim të implementimit të mënyrave inovative, për të përmirësuar fillimisht përvojën e udhëtarëve por edhe për të rritur sigurinë.

Vitin e kaluar, disa robotë janë vendosur në check-in e hyrjes në Aeroportin e Koresë së Jugut.

Ndërsa roboti, i quajtur Trioka, i krijuar nga LG Electronics, u krijua për t’i ardhur në ndihmë udhëtarëve që të gjejnë portat e tyre të hyrjes dhe të pastronte dyshemetë e aeroportit në kohën e fluksit të njerëzve si pasojë e Lojërave Dimërore./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: