TIRANE- Prokuroria e Tiranës i ka kërkuar gjykatës mbylljen e dosjes së CEZ, referuar nga Kuvendi i Shqipërisë pas një hetimi disamujor, ku në listën e të kallëzuarve ishin edhe Sali Berisha dhe i biri i tij, Shkëlzeni.

Pikërisht në seancën gjyqësore që po zhvillohej sot, organi i akuzës nuk ka pasur përfaqësues, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe dëshmitari Nue Nik Kalaj.

Përfaqësuesi i Kuvendit të Shqipërisë, Taulant Balla në një prononcim për “BalkanWeb” e cilësoi qesharake mungesën e tyre, ndërsa i qëndroi tezës së tij se kjo dosje nuk do të mbyllet.

“Qesharake mungesa e Prokurorisë kur pretendon të mbyllë një prej dosjeve më të mëdha të korrupsionit në Shqipëri.

Cështja CEZ nuk do të mbyllet. Provat janë të qarta. Paratë e ryshfetit për pushtetin e Sali Berishës u paguan në sytë e publikut, 7 milionë euro”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: