Gjykata e Apelit ka lënë në burg ish-zv.drejtorin e Burgjeve Iljaz Labi, i cili akuzohet për korrupsion për tenderët e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Apeli ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”, pasi më parë kishte apeluar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë.

Përgjimet telefonike janë karta më e fortë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda mbi hetimet që çuan në pranga ish-zv.drejtorit të përgjithshëm të burgjeve Iljaz Labi dhe 4 administratorë të cilët konkurruan në mënyrë fiktive pas një marrëveshjeje paraprake se duhet të fitonte vetëm njëra prej shoqërive.

Nga materialet e hetimit rezulton se nga data 23 maj deri më 3 qershor të dyshuarit flasin intensivisht në telefon me njëri-tjetrin për tenderin e ushqimeve për burgjet, vlera e të cilit llogaritet të jetë 20 milionë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: