Pas sulmeve të përgjakshme terroriste të ndodhura të premten, 13 nëntor në Paris, ka nisur edhe solidariteti në rrjetet sociale edhe në radhën e personazheve të njohura shqiptare. Mesazhi sensibilizues që ka bërë më shumë përshtypje në Instagram, ka qenë ai i modeles Afërdita Dreshaj, e cila ndryshe nga VIP-at e tjerë ka zgjedhur një foto të shkrepur në Paris përpara Kullës Eiffel, veshur me një fustan të kuq dhe që nxjerr në pah fundshpinën e saj.

Kjo pozë sensuale duket se nuk ka qenë një gjetje apo zgjedhje e duhur për modelen shqiptare e cila edhe në komentet nën foto është kritikuar për mënyrën se si ajo ka vendosur të postojë lutje për maskarën ku humbën jetën 158 persona. “Bravo Afërdita fiks foton e përshtatshme ke gjet edhe në të tilla rastë shqiptarët duan të tregojnë fundshpinën!’, shkruan njëra prej ndjekseve të saj.

Madje edhe opinionisti dhe tekstshkruesi, Olti Curri në fan page-n e tij në ‘Facebook’ të shtunën në mëngjes e ka ripublikuar këtë foto të Afërditës dhe ka kritikuar pozën e zgjedhur prej saj duke ironizuar me fjalët: ‘Po kjo lutet për Parisin apo po përshëndet çunat e ISIS me: ‘Oooh sa kam b***n e mirë!!!’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: