Prodhimi i opiumit në Afganistan vitin e kaluar është rritur me 43 %, lajmëron zyra për luftë kundër drogës dhe krimit (KB).

Njëherësh, sipërfaqja në të cilën kultivohet afioni, prej të cilit përfitohet opiumi, është rritur me 10 % dhe tani është në 201.000 hektarë.

Afganistani është prodhuesi më i madh botëror i opiumit, element kryesor për të bërë heroinën.

Talebanët e tatojnë prodhimin e afionit në territoret të cilat i kontrollojnë, duke qenë se për ta paraqet një burim të rëndësishëm të ardhurash, të cilat financojnë aktivitetet e tyre ushtarake.

Drejtori ekzekutiv i Zyrës së KB-së për luftë kundër drogës dhe krimit, Jurij Fedatov theksoi se të dhënat më të reja për prodhimin e opiumit paraqesin ‘regres në angazhimet për shkatërrimin e këtij aktiviteti’.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb