TIRANE- Stina e nxehtë po afron dhe të gjithë mendojnë për pushimet! Të udhëtosh larg, të njohësh vende të reja, të kalosh ditët e nxehta në hotele e resorte përrallore, është ëndrra e gjithkujt, që mund të bëhet edhe realitet sepse ‘Globus Travel’ dhe ‘Cosmos Tours’ ju ftojnë të gjithëve të njiheni me ofertat e këtij sezoni turistik.

Kështu, në Tiranë në këtë çelje sezoni ishin disa dhjetëra përfaqësues hotelesh e resortesh për të prezantuar ofertat e tyre të pushimeve për shqiptarët.

“Është privilegj i veçantë përzgjedhja që ju keni bërë prej shumë vitesh që të udhëtoni dhe të pushoni me kompaninë tonë. Përgjithësisht shërbimet e agjencive tona, duke filluar nga biletat, paketat turistike dhe shërbimet e tjera, nga ato më të zakonshmet e deri në destinacionet më të largëta kanë në qendër të vëmendjes vetëm klientin. Shërbimet e ofruara në mënyrë profesionale nga ekspertët tanë turistikë dhe me çmimet konkurruese në treg, janë ato që na diferencojnë nga të tjerët. Ne jemi rritur me ju, jemi zhvilluar teknologjikisht nga kërkesat tuaja, kështu që ne mundohemi t’ju jemi afër për çdo kërkesë, për çdo specifikë që të jetë ajo”, tha Astrit Gjonpali, president i kompanisë.

Udhëtimi është një ndër dëshirat e mëdha të cilitdo person, por shpesh është e rëndësishme të dish ku të shkosh dhe çfarë të vizitosh. Për këtë tanimë ju mjafton vetëm një klikim dhe gjeni gjithë informacionin që dëshironi.

“Risi për këtë sezon është sistemi ynë online që do t’u shërbejë klientëve tanë në mbarë botën globustravelalbania.com”, tha më tej.

Shqiptarët tanimë gjenden kudo në botë, por Diaspora e Amerikës është më e madhja. Edhe për këtë ka menduar ‘Globus Travel’ që t’u shërbejë shqiptarëve aty ku ata jetojnë!

“Meqenëse komuniteti shqiptar ka një shtrirje të madhe, më shumë nga ju do të do të donin të udhëtonin përtej Atlantikut, kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se tashmë agjentët e kompanive tona do të jenë edhe në zyrat tona në SHBA”, tha Astrit Gjonpali.

Në çeljen e këtij sezoni turistik, kjo ishte një ftesë për të gjithë ata që duan të kenë pushime të paharruara me ‘Globus Travel’ dhe ‘Cosmos Tours’ sepse çmimet janë vërtet konkurruese dhe shërbimi i ofruar e besnikëria ndaj klientit, bëjnë diferencën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: