Të gjithë kanë përvoja të hidhura me stresin, e veçanërisht personat të cilët kanë për të bërë prezantime para dhjetëra apo qindrave njerëzve. Si ta menaxhoni përshtypjen që lini tek të tjerët kur jeni nervoz? Si i kontrolloni sjelljet e tuaja? Të gjitha këto pyetje na vijnë në mendje dhe vetëm sa na bëjnë më nervoz.

Megjithatë, Navarro, ish-agjent i FBI-së thotë se ekziston një arsye e mirë prapa asaj se përse jeni të zemëruar apo stresuar.

Ndoshta është hera e parë që po takohesh me një person të caktuar, jeni në një intervistë pune apo jeni duke e bërë një prezantim të mahnitshëm. Pra, ai rekomandon që këtë të mos e fshihni.

Përkundrazi, Navarro thotë se nëse e pranoni që jeni nervozë dhe jeni në rregull me këtë, kjo mund të ndihmojë në lehtësimin e stresit që po përjetoni.

Sipas tij, mposhtja e stresit varet nga strategjia tri-hapëshe:

– Deklaroni ndaj vetvetes se jeni të stresuar apo shqetësua

– Deklaroni ndaj audiencës se jeni të stresuar/shqetësuar

– Adaptoni sjelljet e juaja të nervozës.

Hapi i parë mund të jetë më i vështirë sepse hulumtimet kanë treguar se në situata me nivele të larta të stresit, impulsi i përgjithshëm i njerëzve është të përpiqen të qetësohen. (Telegrafi)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: