*Antioksidanti i frutit ndihmon sëmundjet që shkakton obeziteti

Portokallet, limonat dhe vëllai i tyre, qitro janë frutat që përvec vitaminës C, ato ndihmojnë dhe për sëmundjet që shkakton obeziteti.
Agrumet luftojnë efektet që shkakton dieta perëndimore, plot ushqime të thata, me sheqerna dhe yndyrna.

Këto fruta, jo vetëm që janë plot vitamina, por antioksidantët kanë fuqi të parandalojnë sëmundjet e zemrës, diabetit, mëlcisë.
Duhet të saktësojmë se agrumet nuk parandalojnë shëndoshjen, por sëmundjet që sjell shëndeti i tepërt. Por dikush që dëshiron të përdorë një dietë të pasur, mund të shtojë në vaktet e tij gjatë ditës, agrumet.

Në Britani, obeziteti është kthyer në një problem të madh për familjet. Një në 4 britanikë adultë dhe 1 në 5 fëmijë të moshës 11 vjec, janë obezë. Kjo i ka bërë britanikët në ‘njerëzit më të shëndoshë të Europës”, shkruan Daily mail.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: