Wigan bëri mrekullinë duke eliminuar mbrëmë Manchester City-n nga “FA Cup” pasi e mposhti minimalisht 1-0.

Për një skuadër të këtij niveli që militon në kategorinë e tretë për nga rëndësia në Angli kjo është një fitore shumë e madhe dhe për këtë arsye tifozët hynë në fushë në fundin e ndeshjes për të festuar me idhujt e tyre.

Jo të gjithë e kishin mendjen për të festuar pasi një tifoz tentoi të konfrontohet me sulmuesin e City-t, Sergio Aguerro. Ky i fundit iu kundërpërgjigj menjëherë duke u bërë gati për t’a goditur. Një veprim që nuk është pëlqyer dhe aq shumë.

Për t’i hequr disi barrën e fajit Manchester City me anë të një deklarate ka zbuluar të vërtetën sipas tyre. Ata deklarojnë se Aguerro nuk është përmbajtur kur tifozi e fyeu atë duke i thënë: “Më thit ka***.”

Drejtuesit e Manchester City gjithashtu kanë akuzuar skuadrën e Wigan duke thënë se ata kishin marrë masa të dobëta për ndeshjen.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: