Arben Ahmetaj, një nga ministrat që do të zëvendësohet pas marrëveshjes Rama-Basha, është i pranishëm në Rrogozhinë për hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e 25 qershorit.

I deleguari i Partisë Socialiste për Bashkinë Kavajë dhe Rrogozhinë Arben Ahmetaj shpalli dje zyrtarisht fillimin e fushatës.

Duke i ftuar qytetarët shqiptarë që në 25 qershor të marrin pjesë në votime, Ahmetaj tha se atë ditë “Partia Socialiste nuk duhet të humbë asnjë votë për të vazhduar rrugëtimin e Shqipërisë që duam”.

“25 qershori është shumë i rëndësishëm. Jo thjesht se është një ditë zgjedhjesh, por do të na ndajë një herë e mirë nga e kaluara. 4 vite na u deshën për të kuruar trupin e Shqipërisë, të bërë copash nga tranzicioni, keq-menaxhimi, korrupsioni. Tani kemi një 4-vjecar ku mbi trupin e shëruar të Shqipërisë kemi mundësi të ndërtojmë dhe të zhvillojmë. Mos harroni se në 25 qershor kemi shumë për të humbur, prandaj atë ditë nuk do të duhet të humbasim asnjë votë. Do të duhet të mbledhim votat e të gjithë bashkisë së Rrogozhinës në favor të Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Edi Ramës Kryeministër. Është e vetmja alternativë për Shqipërinë që duam” – tha Ahmetaj.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: