TIRANE- Ministri i Financave, Arben Ahmetaj teksa ka bërë një bilanc të shkurtër, deklaroi se ekonomia ka filluar që të japë rezultatet e saj pozitive në çdo sektor. Në një status në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, Ahmetaj theksoi rëndësinë e çdo reforme të ndërmarrë, sidomos të asaj në drejtësi.
Ahmetaj
“Vazhdon rritja e qëndrueshme e konsumit në vend. Viti 2016 mbyllet me një tjetër konfirmim për ecurinë pozitive të konsumit, sikurse tregon edhe rritja e indeksit të tregtisë me pakicë. 8.6% më shumë në tremujorin e katërt 2016 krahasuar me 2015. Edhe krahasuar me tremujorin paraardhes (T3 2016), trendi është tejet I mirë, me një rritje prej 3.6%.

Kaluam tre vite të vështirë rimëkëmbje dhe konsolidimi, po tashmë ekonomia ka filluar të japë rezultatet e saj pozitive në cdo sektor. Prandaj është e rëndësishme të ecim përpara me reformat, mbi të gjitha reformën në drejtësi, në favor të rritjes dhe zhvillimit ekonomik.”, citohet në mesazhin e Ahmetajt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb