TIRANE– Përmes një statusi në Facebook të cilin e shoqëron edhe me grafik, ministri i Financave Arben Ahmetaj thotë se është ulur më tej niveli i papunësisë dhe ky është një lajmi i mirë për qytetarët dhe për ekonominë. Ahmetaj shprehet se në një vit, është ulur ndjeshëm papunësia nga 17.3% në tremujorin e katërt të vitit 2015, në 14.2% në fund të vitit 2016. Gjithashtu ministri thotë se është i ndërgjegjshëm se ka ende shumë qytetarë që kanë nevojë për punësim.

STATUSI I PLOTE:

Ulja e mëtejshme e papunësisë është një lajm tjetër i mirë për qytetarët dhe për ekonominë. Në një vit, është ulur ndjeshëm papunësia nga 17.3% në tremujorin e katërt 2015, në 14.2% në fund të vitit 2016. Reformat po funksionojnë!
Lajmi tjetër i mirë është dhe ulja e papunësisë tek të rinjtë.
Ka akoma kryefamiljarë, familjarë, të rinj e të reja që kanë nevojë për punë, e për këtë ne e dimë se përpjekja jonë nuk duhet të reshtë. Jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë për të bërë, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë nevojë për punësim, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë të papunë që kanë nevojë dhe të drejtë për një mundësi. Prandaj, ashtu sic këmbëngulim për reformën në drejtësi, po ashtu do të vazhdojmë të këmbëngulim për zgjerimin e punësimit.
Ata që sot janë rikthyer në vendin e krimit për të penguar reformën në drejtësi, janë aty dhe kundër punësimit të qytetarëve. Reforma në drejtësi dhe rritja e punësimit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë të ndara.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: