TIRANE- Gjatë një takimi me 100 biznese të vogla në ambientet e Kryeministrisë, ministri i Financave Arben Ahmetaj se me futjen e skemës së TVSH për bizneset e vogla nuk përfshihen disa lloje biznesesh siç është zejtaria. Ahmetaj tha se nuk do të rriten çmimet për biznesin e vogël.

“Po thjeshtëzojmë proceduarat për dokumentet që duhen dhe nuk do keni nevojë për të paraqitur 6 tiopologji. Sot deklarimi i të dhënave është mekanizëm i detyruar dhe mund ta bëjë online. Ky detyrim është për të gjithë ata persona që kanë të ardhura mbi 2 milionë lekë. Biznesi i vogël që i referohet zejtarisë, berberëve, këpucarëve, ata që shesin fruta perime në Fier, Lushnjë, Divjakë do jenë të përjashtuar nga taksimi i TVSH. Gjithashtu edhe ata që janë ambulantë nuk do përfshihen në skemën e TVSH. Biznesi i vogël me një numër 60-65 mijë do mbetet i përjashtuar jashtë skemës së deklarimit të detyrueshëm të TVSH. Ne jemi fokusuar tek biznesi i madh”- tha Ahmetaj.

Ndër të tjera Ahmetaj tha se biznesi i madh duhet të deklarojë të ardhurat dhe se procedurat janë thjeshtësuar.
“Të detyrohet biznesi madh të deklarojë të ardhurat. Deklarim i thjeshtëzuar njëherë në 3 muaj dhe po bëhen spekulime për rritjen e çmimeve. Shtrirja e TVSH bëhet për të luftuar informalitetin. Informaliteti është pabarazi dhe padrejtësi dhe bizneset po ndeshen me konkurrencë të pandershme”- tha Ahmetaj.
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: