TIRANË- Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka folur sot në lidhje me ekonominë duke u shprehur se ecuria pozitive vazhdon dhe se këtë e tregojnë shifrat e tremujorit të parë për punësimin.

Sipas tij, punësimi u rrit me 3.5% në krahasim me vitin e kaluar, me të njëjtën periudhë dhe se papunësia vazhdon trendin e rënies.

“Vazhdon ecuria tejet pozitive e punësimit në vend, rritja ekonomike, përmirësimi i klimës së biznesit dhe rritja e besimit në nivelin më të lartë në 10 vitet e fundit, po japin efektet e tyre të drejtpërdrejta, të prekshme për qytetarët.
Në Tremujorin e parë 2017, punësimi u rrit me 3.5% krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kurse shkalla e papunësisë vijon trendin rënës, duke zbritur në 14.2%.
25 mijë vende të reja pune në sektorin jo-bujqësor në tre muajt e parë të vitit, është shprehje e qartë e angazhimit tonë për rritjen e punësimit në vend.
Ashtu siç luftuam dhe fituam për Reformën në Drejtësi dhe Vettingun, ashtu do të luftojmë dhe fitojmë edhe për punësimin, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve!
Në 25 qershor, çdo votë për Shqipërinë që duam, me shtet, punë, mirëqenie! Çdo votë për Partinë Socialiste të Shqipërisë dhe Nr. 2”, shkruan Ahmetaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: