Një sfidë e veçantë në distancë mes Mariah Carey dhe Aida Yespica. Në mbrëmjen e 15 majit, showgirli venezuelian me forma perfekte, Aida Yespica, ka postuar në Instagram një foto të saj në Los Angeles, me një fustan të zi shumë shik.

‘Catwoman e’ pronta’, ‘gruaja mace është gati’, ka komentuar ajo e kënaqur, duke u parë në pasqyrë. Dy ditë më pas, në Billboard Music Awards 2015, në Las Vegas, një fustan me të njëjtin model kishte veshur Mariah Carey.

Duke e ditur që kishte tashmë një ‘rivale’ këngëtarja ka ecur triumfuese në tapetin e kuq, ku nuk mungonin fotografët e shumtë dhe publiku që duartrokiste. Ne fakt Aida dukej me bukur se Mariah, kjo dhe per faktin e formave te saj elegante.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb