TIRANE- Aleanca Kuq e Zi ka organizuar sot një tubim paqësor në sheshin “Nënë Tereza” me rastin e vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry.

Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu i bëri thirrje publike para mediave një ditë para vizitës së tij, sekretarit amerikan që mos të takojë qeveritarët e inkriminuar, ndërsa theksoi se Kerry duhet të publikojë emra konkretë që janë pjesë e kësaj skeme.

“Sekretari amerikan i Shtetit i cili sot do të niset drejt Tiranës me qëllim për të ardhur tek populli më pro amerikan në Evropë. Ne jemi sot këtu jo 1 milion shqiptar siç ishim çerek shekulli më parë, jemi shumë më pak, por me mesazh shumë më ndryshe. Jemi këtu me një mesazh; mirë se vjen zoti Kerry, por mos i shtrëngo dorën qeveritarëve kriminel. Qytetarët presin ë ju të publikoni emrat e qeveritarëve kriminale. Të jeni të bindur se politikanët nuk janë si populli i tyre. Mirë se vini zoti Kerry!”, tha Spahiu.

Ndër të tjera kreu i Aleancës Kuq e Zi tha se shqiptarët presin që të bëhen publike emra konkretë të zyrtarëve të inkriminuar, për të cilat ka folur dhe ambasadori amerikan Donald Lu, në një kohë që sipas tij nuk ka guxim ta bëjë njeri.

“Publikoni emrat e atyre qeveritarëve të inkriminuar, ato emra që Donald Lu i theksoi. Presim që qytetarët të dëgjojnë emrat e atyre që kanë terrorizuar vendin. shqiptarët presin që ju mos ti shtrëngoni dorën, pasi për 25 vite ju i shtrënguar dorën atyre, por ata jo. Ne ju presim, dhe nuk jemi këtu 1 milion shqiptar, por ata janë të zhgënjyer. Politikanët tanë janë më të pasur në Ballkan, më t pasur se ju. Ambasadori Lu tha se shqiptarët e kanë orën më të shtrenjtë se Kadillaku i diplomatit. Mirë se vini zoti Kerry, pas 25 vitesh, por ju lutemi në emër të atyre shqiptarëve të ndershëm, që mos ti takoni dhe jepni dorën atyre kriminelë. Publikoni emrat e politikanëve kriminelë, se askush nuk ka guxim. Rreziku i Shqipërisë është banditizmi dhe jo patriotizmi. Shqipëria do të bëhet me ju, dhe në krah të diplomacisë amerikane.”, përfundoi kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu.
(ed.me/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: