Profesor Matteo Mandalà, shef i katedrës së albanologjisë në Universitetin e Palermos, arbëresh nga Piana degli Albanesi, pasi është njohur me fjalimin që zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama ka mbajtur në Kuvend në seancën ku u diskutua programi i qeverisë, i ka dërguar deputetit të LSI-së një mesazh, të cilin Rama e ka publikuar në faqen e tij në “Facebook”.

Profesor Mandalà, njëri prej autoriteteve të shquar të kulturës tonë kombëtare, është anëtar i jashtëm e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, albanolog, studiues i letërsisë, kulturës, gjuhës dhe trashëgimisë shqiptare, personalitet i albanologjisë europiane, i pranishëm në debatet më të rëndësishme për gjuhën, identitetin dhe orientimin kulturor shqiptar.

“I nderuar z. Rama,
Sapo lexova fjalimin tuaj në Kuvend dhe u gëzova për pjesën e fundit ku shprehët mendime të qarta e pozitive mbi gjendjen e Akademisë së Shkencave. Përspektiva është pikërisht ajo që përshkruani Ju; shkrirja e këtij institucioni do të ishte dëmtuese për sistemin e formimit të lartë në një vend ku s’ka fare autoritet shkencor. Ju falënderoj përzemërsisht për qëndrimin tuaj. Përqafime e mirë u takofshim në Tiranë. Matteo Mandala”, shkruan akademiku arbëresh.

mateo sms

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb