Ditën e dielë, më datë 25 tetor, të gjithë mund të flemë një orë më shumë. Akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta mbrapa herët në mëngjes teksa ora të shënojë 03:00, ato do të vendosen 02:00.

Ora dimërore do të marrë ‘kohën në duar’ në orët e para të së dielës. Pra mos harroni që akrepat e orës 3.00 duhet të jenë kthyer një orë mbrapa, në 02:00. Këtë mund ta bëni edhe në mëngjes kur të zgjoheni nga gjumi, nëse e keni orën 8 kthejeni një orë mbrapa, në 7-të.

Ora e verës fillon javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.
Do theksuar se tranzicioni për të kursyer kohë të ditës u prezantua në vitin 1916 në vendet në Evropën veriore. Qëllimi I ndryshimit të orës bëhet për të ruajtur energjinë elektrike nga periudha e ditës në orët e hershme të mëngjesit dhe të natës.

(g.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: