ITALI- Një aksident tragjik i ka marrë jetën një të riu shqiptar gjatë natës në Itali. Ngjarja e rëndë, siç raportojnë mediat italiane ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 22:30 minuta në zonën e Valganna, në Varese.

Makina ku udhëtonte Frank Marku, 34 vjeç është përplasur me mbrojtëset e rrugës. Bashkë me të udhëtonte edhe një fëmijë 13 vjeç, gjendja e të cilit paraqitet e stabilizuar.

Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa thuhet se shqiptari ka fuluturuar nga makina e ka përfunduar në asfalt. Policia italiane ka nisur ndërkohë hetimet për të zbardhur shkakun e aksidentit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb