TIRANE- Momente të frikshme ka përjetuar shoferi i një makine në autostradën Tiranë- Durrës, kur mjeti me të cilin udhëtonte humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen në krahun e majtë të shoferit.

Videoja është siguruar nga gazetari Erjon Skëndaj, i cili sqaroi për BalkanWeb se shoferi fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Në momentin e xhirimit, në vendngjarje kishte mbërritur edhe ambulanca për t’i dhënë ndihmën e parë shoferit, i cili ka parë tmerr me sy.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb