Një aksident i frikshëm me 4 viktima ka ndodhur dje pasdite në Greqi, pranë një parkimi në rrugën Athinë-Lamia, si pasojë e përplasjes së një automjeti Porsche me një Civic Honda.

Një 33 vjeçare, fëmija i saj 3 vjeçar dhe 2 miq të saj mbetën të vdekur në një “ferr” zjarri, pasi makina e tyre e cila kishte ndaluar në një parkim jashtë autostradës u godit nga pas. Mjeti qe goditi me shpejtësi të çmendur ishte një Porsche, që drejtohej nga një i ri 24 vjeçar, djali i një biznesmeni të njohur në Greqi.

Ajo çfarë mbeti ishin trupat e shkrumbuar në makinë, ndërsa sipas mediave greke në gjendje shoku është edhe bashkëshorti i 33-vjeçares në Civic Honda, i cili e pa tmerrin me sy. Mësohet se ai kishte dalë nga makina për të blerë diçka dhe në momentin që u kthye e gjeti të shkrumbuar nga flakët, pa mundur të bënte gjë për djalin, gruan dhe 2 miqtë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb