TIRANE– Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku një mjet tip “BMW” është përplasur me një motor në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Sipas raportuesve për JOQ.al, dy persona janë plagosur dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën, pasi kanë marrë plagë të rënda.

Ndërkohë, mësohet gjithashtu se ka qenë motori shkaku i këtij aksidenti, pasi ka tentuar të kalojë drejt, pa bërë rrethrotullimin. Policia në vendngjarje ka nisur hetimet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: