ELBASAN- Një aksident me pasojë 3 të plagosur ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Aksidenti ka ndodhur në Xibrakë dhe janë përfshirë 3 automjete. Të plagosurit janë H.K.,18 vjeçe, F.K., 23 vjeçe dhe H.K., 55 vjeçe të treja banuese në fshatin Labinot Mal dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
aksidenti-ne-librazhd-1

aksidenti-ne-librazhd-2

aksidenti-ne-librazhde-makina

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 16.12.2017 në aksin rrugor Elbasan- Librazhd në fshatin Xibrakë janë përplasur tre mjete. Mjeti tip “Honda” me targa AA 186 LL drejtuar nga shtetasi P.K., 44 vjeç banues në Durrës, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 503 EC, drejtuar nga shtetasi Sh.K., 24 vjeç banues në fshatin Labinot Mal Elbasan dhe me një mjet autobus me targa AA 301 I K drejtuar nga shtetasi A.H., 51 vjeç banues në Tiranë. Si pasojë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan shtetaset H.K., 18 vjeçe, F.K., 23 vjeçe dhe H.K., 55 vjeçe të treja banuese në fshatin Labinot Mal Elbasan të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të treja shtetaset ishin pasagjer në mjetin me targa AA 503 EC. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po kryejnë veprimet hetimore dhe proçeduriale dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: