FIER– Një aksident tragjik ka ndodhur paraditen e sotme në Fier, në rrugën kryesore në Roskovec. Një makinë ka përplasur një fëmijë në fshatin Kurjan.

Sipas burimeve, 5-vjeçarja ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Fierit, por mjekët kanë ndërhyrë menjëherë.

Ende nuk dihet sesi ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit tip “Ford”, 41-vjeçarin Leonard Abedinaj.

Fillimisht policia e Fierit njoftoi për vdekjen fëmijës, por më pas dha lajmin e mirë se falë ndërhyrjes së mjekëve, vogëlushja ka shfaqur shenja jete.

“Sqarim nga policia e Fierit në lidhje me aksidentin e ndodhur në Kurjan: Fillimisht vajza është paraqitur pa shenja jete në Spitalin Rajonal Fier, dhe dyshohet se ka pësuar vdekje klinike.

Pas ndërhyrjes së menjëherëshme të mjekëve të spitalit Fier, vajza ka shfaqur shenja jete.

Aktualisht është duke ju nënshtruar të gjitha ekzaminimeve duke mbajtur në mbikqyrje të vazhdueshme gjendjen e saj shëndetësore”.

Informacion paraprak
Në datën 30.06.2018, rreth orës 11:10, në fshatin Kurjan, shtetasi Leonard Abedinaj, 41 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar një shtetase të mitur 5 vjeçe.

Shtetasi Leonard Abedinaj është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb