GREQI– Një shqiptar në Greqi është në gjendje të rëndë për jetën si pasojë e një aksidenti që ka pësuar bashkë me mikun e tij. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Varkiza, teksa shqiptari udhëtonte me makinë së bashku me një 22-vjecar grek, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në timon ka qenë shqiptari 24 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe si pasojë e shpejtësisë së lartë, ai ka humbur kontrollin e automjetit gjatë futjes në kthesë, raportojnë mediat greke.

Makina është përplasur me barrierën mbrojtëse dhe mjeti është kthyer përmbys. I riu grek ka fluturuar nga dritarja e makinës dhe ka vdekur nga goditja e fortë me tokën.

24 vjeçari shqiptar është transportuar në spital ku sipas mjekëve ndodhet në gjendje kritike për jetën. Sipas mediave greke shqiptari dhe greku nuk kishin vendosur rrip sigurimi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb