ITALI- Një çift shqiptarë me foshnjën e tyre 7 muajsh është përfshirë në një aksident të rëndë në San Chiaffredo di Busca në Cuneo, Itali.

Sipas mediave italiane një makinë që vinte nga e majta iu ka rënë ndesh dy veturave, njëra prej të cilave ka përfunduar jashtë rrugë dhe e përmbysur në njërën anë.

Katër persona kanë mbetur të plagosur, një grua italiane dhe një çift shqiptaresh me djalin 7 muajsh. Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë për jetën.

Në vendin e aksidentit kanë shkuar forcat e policisë rrugore, ambulanca e ndihmës së shpejtë si dhe zjarrfikëset.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb