KORCE – Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, pasi një 40-vjeçar ka rënë nga ura teksa drejtonte automjetin e tij

40-vjeçari R.B. ka humbur kontrollin e automjetit të tij “Nissan”duke rënë nga ura e fshatit Polenë.

Mënjherë drejtuesi i mjetit është transportuar në Spitalin e Korçës, ku po trajtohet për mjekimin e plagëve.

“Më datë 11.02.2018, jemi njoftuar se shtetasi R.B, rreth 40 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Nissan” me targa AA 025 GR, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka rënë nga ura në fshatin Polenë.

mkaina2

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi i mjetit, i cili u transportua për në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes,” shkruhet në njoftimin e policisë.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: