KUKES – Dy viktima dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë të shënuar sot në Kukës. Si pasojë e lagështirës, ka dalë nga rruga, mjeti tip”Benz”. Nga aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit Mustafa Hoda, 45 vjeç, dhe pasagjeri, Ram Koboçi, 50 vjeç.

I mituri i përfshirë në aksident nuk ka lëndime serioze. Gjithashtu është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H, 34 vjeç.

Informacion paraprak.

Më datë 07.10.2017, në fshatin Nimçë, si pasojë e lagështirës, ka dal nga rruga, mjeti tip”Benz”.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit shtetasi M.H., 45 vjeç, dhe pasagjeri shtetasi R.K, 50 vjeç, banues në fshatin Nimçë.

Është transportuar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, shtetasi Xh.H, 34 vjeç, ndërsa shtetasi i mitur N.K, 11 vjeç, banues në fshatin Nimçë, ska probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb