TIRANE – Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë mesditës së sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Llazi Miho” në zonën e Kombinatit.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor.

Sipas dëshmive të para, automjeti ka përplasur motorin, duke i shkaktuar plagë të rënda motoçiklistit.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka shkuar në vendngjarje për zbardhjen e plotë të aksidentit.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: