TIRANE-Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 14:00 në rrugën që lidh Gjirin e Lalëzit me autostradën Tiranë-Durrës. Një makinë e kuqe, modeli i të cilës nuk dallohet qartë, është aksidentuar me një mjet tjetër.

Pavarësisht pamjeve të rënda të publikuara nga JOQ dhe shkatërrimit të makinës, për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar në njerëz.

Gjithmonë e më tepër po shtohen aksidentet e rënda ditët e fundit si pasojë e shtimit të fluksit të pushuesëve në vendin tonë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: