DURRES – Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në Durrës. Incidenti ndodhi në autostradën Durrës- Tiranë.

BalkanWeb mëson se në ngjarje janë përfshirë plot automjete.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Deri më tani nuk ka asnjë informacion për të lënduar.

Si pasojë e aksidentit është rënduar trafiku në krahun Durrës-Tiranë të autostradës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: