FIER-Një i ri ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet me targa kosovare në autostradën Fier-Lushnjë.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen 27-vjeçari Gazmend Hatija, i cili ka qenë duke udhëtuar me një motor në momentin e përplasjes.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Vajkan në orët e vona të së enjtes.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: