TIRANE- Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 4 persona kanë mbetur të plagosur lehtë pas një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme. Në aksident janë përfshirë tre makina të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën,  konkretisht mjeti tip Ford Focus me drejtues shtetasin E.P., 22 vjeç, mjeti tip Fiat Punto me drejtues shtetasin E.S., 32 vjeç dhe mjeti tip Wolswagen Golf, me drejtuesin shtetasin S.L., 33 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Tiranë. Informacion paraprak Më datë 10.07.2017, rreth orës 18:49, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Tiranë-Durrës. Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e policisë të cilat kanë konstatuar se janë përplasur tre automjete, konkretisht mjeti tip Ford Focus me drejtues shtetasin E.P., 22 vjeç, mjeti tip Fiat Punto me drejtues shtetasin E.S., 32 vjeç dhe mjeti tip Wolswagen Golf, me drejtuesin shtetasin S.L., 33 vjeç. Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar lehtë shtetasit: – S.L., 33 vjeç ( drejtues i mjetet tip Wolswagen Golf). – I.S., 25 vjeç, K.D., 29 vjeç dhe Xh.H., 17 vjeç. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: