TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës ku ka mbetur e plagosur një efektive e policisë rrugore në shërbim. Policja me inicialet R.SH., është dërguar me urgjencë në spital.

Sipas bluzave të bardha, ajo ka marrë disa fraktura por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit “BMW”, Ridvan Allmeta që ka përplasur policen është shoqëruar në polici. Mësohet se efektivja ka qenë duke kryer procedurat në një aksident të ndodhur në autostradë kur është goditur nga një tjetër automjet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: