KORÇE- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë-Pogradec, ku për pasojë mbeti i plagosur një person.

Ngjarja u regjistrua në kryqëzimin e fshatit Zvirinë. ‘BalkanWeb’ mëson se drejtuesi i motorit është përplasur me bordurën e rrugës.

Fill pas ngjarjes është ai transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 03.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Zvirinë, duke udhëtuar me një mjet tip ciklomotorr ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka pësuar dëmtime trupore drejtuesi shtetasi R.D, 21 vjeç, banues në Zvirinë, i cili ndodhet në Spital nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: