TIRANE– Një aksident është regjistruar sot në qendër të Tiranës, ku urbani i linjës Kombinatit-Kinostudio ka përplasur një këmbësore.

Ngjarja në fjalë ndodhi rreth orës 08:00 tek Banka e Shqipërisë. “BalkanWeb” ka siguruar një foto nga vendi i ngjarjes, ku duket gruaja e shtrirë, ndërsa qytetarët i japin ndihmë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije për ‘BW’ se gruaja, e cila po kalonte rrugën, nga përplasja ka marrë dëmtime në njërën këmbë.

Fatmirësisht ajo ka marrë dëmtime të lehta. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për dokumentimin e plot të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: