TIRANE- Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm pranë rrugës ‘Bardhyl’. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin në kryqëzim, e për pasojë një person është lënduar.

“BalkanWeb” mëson se i lënduar është një nga pasagjerët e mjeteve, por fatmirësisht pa rrezik për jetën.

Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po heton.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: